Banka OTP Albania përuron degën e saj të re në Tiranë, Ministri Hungares: Është lider në treg
  • 4 years ago
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, Bledar Shella i ka prezantuar mjedisin e brendshëm të degës ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Z. Péter Szijjártó, si dhe e ka njohur me ecurinë e bankës që nga bashkimi me Grupin OTP. Në përfundim të vizitës, Z. Shella ka deklaruar se ardhja e kësaj banke në vend është me rëndësi jo vetëm për sektorin bankar, por edhe për ardhjen e investitorëve.

?Është kënaqësi e veçantë që sot kemi në degën tonë më të re të OTP Albania, Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, i cili është edhe vendi i origjinës së bankës tonë. Shpresojmë që OTP Grup, i cili është një lider në Evropën Qendrore dhe Juglindore në 12 shtete dhe në secilin prej këtyre vendeve është banka kryesore. Me ardhjen në Shqipëri ka ambicie të mëdha, por këto ambicie përveçse në sektorin bankar do të shoqërohen edhe me ardhjen e shumë investitorëve hungarezë. Patjetër që banka jonë do të jetë një urë lidhëse me Hungarisë dhe do të mundësojë që këto biznese të gjejnë një terren sa më të përshtatshëm për investimet e tyre në Shqipëri.?Ndërkohë në deklaratën e tij për mediat, ministri Z. Péter Szijjártó shprehu vlerësimin e tij për Bankën OTP dhe ndau besimet e tij për ndikim pozitiv të këtij grupi kudo ku ai gjendet dhe investon.

?OTP Bank nuk është vetëm banka kryesore në Hungari por është gjithashtu edhe një prej kompanive kryesore. Në të gjitha vendet ku OTP Bank ka shtuar prezencën e saj, ka pasur një ndikim pozitiv në marrëdhëniet ekonomike të atij vendi. Theksi ynë është që të ndërtohet një bashkëpunim ekonomik më i mirë dhe më i zgjeruar me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë?.

Në ceremoninë e inaugurimit të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, Ministri i Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, si dhe kolegë të Bankës së Shqipërisë dhe të Shoqatës së Bankave. Kjo degë e re do të jetë e hapur nga e Hëna në të Premte nga ora 8:30 e mëngjesit deri në orën 16:00 pasdite. Dega e re ofron një mjedis mikpritës me karakteristika inovative të krijuara për të përmirësuar përvojën e klientit.
Recommended