“Nga zonë konflikti në hapësirë ndërveprimi”/ Rama: Nevojë për bashkëpunim në rajon

  • 5 years ago
Në forumin e katërt ?17+1? të kryebashkiakëve të kryeqyteteve të vendeve të Evropës Lindore e Qendrore dhe Kinës ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Pasi foli mbi rëndësinë e bashkëpunimit të Shqipërisë me Kinën, Rama u ndal te tentativat dhe nevoja për të ngritur ura bashkëpunimi fillimisht brenda përbrenda vendeve të rajonit.

?Besoj se çdo lidhje, çdo urë që ngrihet sot në funksion të shkëmbimit të eksperiencës është padiskutim një pikënisje për një rrugë të re në rrugën e së nesërmes. Dua të nënvizoj se kjo është një periudhë kohe ku ka dalë më shumë se asnjëherë më parë qoftë nevoja por edhe qoftë potenciali i bashkëpunimit të vendeve të rajonit. Para disa javëve ne bëmë një deklaratë të përbashkët me presidentin e Serbisë dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut në funksion të hapjes së një faqeje të re në historinë e rajonit bazuar në 4 liri të BE-së, liri e lëvizjes së vendeve, njerëzve, mallrave dhe kapitaleve.?

Më tej vijoi:

?Një nismë gjithëpërfshirëse që do shkojë më tutje me takimin e Ohrit ku janë të ftuar liderët e rajonit dhe protagonist të tjerë, partnerë ndërkombëtarë në procesin e transformimit nga një zonë konflikti në një hapësirë bashkëpunimi.?

Përsa i përket bashkëpunimit Kinë-Shqipëri deklaroi:

?Shumë shpesh njerëzit e shohin bashkëpunimin me Kinën si një mundësi për financime, por unë besoj shumë fort që në radhë të parë urat e bashkëpunimit me Kinën janë ura që sjellin dije dhe përmes të cilave mund të këmbehen eksperienca dhe të transferohen dije, të cilat më pas kthehen patjetër në përfitim për vendet, qytetet, komunitetet.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended