Kaos me regjistrimet ne Universitetin Politeknik

  • 5 years ago
Një gabim në portalin U?Albania me listën e fituesve dhe kuotat e lira ka bërë krijuar paqartësi në radhët e maturantëve që kanë aplikuar në degët e politeknikut.
Gliridan Daci u shpall fitues në degën e inxhinierisë së gjeo-mjedisit pas aplikimit në raundin e tretë, por prej 2 ditësh nuk arrin të regjistrohet.
?Nga 23 kuota të lira unë isha në vendin e 16-të. Vij tek shkolla dhe më thonë nuk je fitues pasi janë vetëm 7 kuota të lira. S?ka lidhje fare me sistemin?.
Vetëm mesditën e së martës portali e skualifikon nga fituesit.
Sekretarja: ?Të thashë që është bërë një lapsus me kuotat e lira që janë dërguar nga rektorati në QSHA. 15 kuota të lira më tepër në të gjitha degët, në të gjitha fakultetet, edhe nga inxhinieria e ndërtimit?.
Po për shkak të gabimit të Rektoratit, Gliridani rrezikon të humbasë vitin shkollor.
?Çfarë të thanë në sekretari?
?Me shumë shpresa në fazën e tretë do të jesh fitues, po kjo nuk është e sigurt pasi mund të ketë regjistrime edhe nesër që është faza e tretë.?
Në pritje të konfirmimit të fituesve në sistem për degën e Inxhinierisë së Gjeo-Mjedisit, 22-vjeçari humbi mundësinë të regjistrohej në degën e drejtësisë në Universitetin ?Aleksandër Moisiu? në Durrës, për shkak të kalimit të afatit.