Ora News - Lëvizte me thikë me vete, me kokainë dhe kanabis, "Liqeni" kap të dyshuarin në Tiranë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar "Liqeni" ka vënë në pranga një person i cili bënte lëvizje të dyshimta me makinë, teksa mbante me vete thikë dhe lëndë narkotike.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje, të dyshuarit iu gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

Më konkretisht forca e posaçme "Shigjetat" ka konstatuar një automjet, i cili kur ka parë makinën e policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.

Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij.

Gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës material një armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë; një sasi prej 1.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 4.4 gramë lëndë narkotike, në formë cigareje.

Gjithashtu u gjetën edhe tre thika, dy me hapje dhe një në formë stilolapsi; katër celularë dhe një bllokues valësh celulari; një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja si dhe disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 38-vjeçarit B. H., banues në Tiranë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale ?Mbajtja pa leje e armëve të ftohta? dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Për më shumë lexoni këtu: https://oranews.tv/article/levizte-me-thike-me-vete-me-kokaine-dhe-kanabis-liqeni-kap-te-dyshuarin-ne-tirane
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended