Klos- Një fshat i tërë pa ujë/ Banorët: Gratë tona i lajnë rrobat në burim me kusia dhe govata
  • 5 years ago
KLOS- Fshati Bel është një ndër të paktët fshatra në ish-bashkinë e vjetër të Klosit që është pa një rrjet furnizimi me ujë të pijshëm. Evetmja zgjidhje banorët ka mbetur një burim natyral në qendër të fshatit. Ndërsa për shkak të mungesës së ujit në banesa, në këtë fshat edhe rrobat lahen ende me dorë. Banorët e Belit thonë se i gjithë uji që mund të furnizonte zonën e tyre me ujë të pijshëm po futet në tubacione për hidrocentrale, ndërsa premtimet për ndërtimin e një rrjeti ujësjellësi sipas tyre kanë që të shumta, por asnjëherë nuk është marrë ndonjë masë.

"Në këtë fshat që ti sheh këtu pikë uji të pijshëm nuk ka. Nga 30 vjet demokraci të gjithë kanë ardhur e na kanë thënë ujë sot e ujë nesër. 50 shtëpi mbushin ujë aty me një pikë ujë. Edhe 26 familje aty mbushin ujë tek kroi që ka sa një gisht ujë.
Recommended