Gati projekti i Piramides

  • 5 years ago
Projekti për kthimin e Piramidës në qendër teknologjike është gati dhe brenda këtij viti bashkia do të çelë garën për atë që do ta verë në zbatim. Kryebashkiaku Veliaj dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila i hap rrugën fazës përfundimtare të rikonstruksionit të Piramidës.
?Sot është akti final, kur ne marrim në dorëzim projektin, pra e përkthejmë ëndrrën në një projekt të zbatueshëm. Brenda këtij viti do të kemi garën për të nisur punimet në Piramidën e Tiranës dhe me një supervizim të përbashkët, por edhe me një menaxhim e financim të përbashkët me AADF, do të shohim se si në një vit e gjysmë do të transformojmë hapësirën më të lakmuar të qytetit të Tiranës, në hapësirën që do të transformojë, besoj, të ardhmen e fëmijëve të këtij qyteti?, tha kryebashkiaku.
"Nuk ndodh shpesh të ndryshojmë edhe formën, edhe substancën, për të bërë një transformim të tillë. Në rastin e projektit të Piramidës ne do t?i bëjmë të dyja: Ta kthejmë në një ambient për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë në të ardhmen?, u shpreh Granoff.
Projekti i Piramidës pritet të vendosë një standard të ri në arkitekturë dhe në kulturën e teknologjisë së informacionit. Piramida do të jetë një pikëtakim për të gjitha grupmoshat.

Recommended