Ora News - Përçahet opozita e re, grupi Demokrat shkarkon kryetaren Rudina Hajdari
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Tetë muaj pas marrjes së mandateve të deputetëve, në opozitën e re parlamentare kanë nisur përçarjet, të cilat kanë sjellë dhe paralajmërimin se ky grup mund të pushojë së ekzistuari.

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Kuvendit që mban datën 11 tetor, 7 deputetë të opozitës së re kanë nënshkruar për ndryshimet në strukturën e grupit parlamentar, duke shkarkuar kryetaren e grupit Rudina Hajdari.

Gjatë diskutimeve në një takim pa kryetaren Hajdari është vendosur që drejtimin e grupit ta marrë Korab Lita, ish- nënkryetari i bashkisë së Kamzës.

Vetë Lita e lajmëroi këtë ndryshim përmes një statusi në Facebook pasditen e së hënës.

Menjëherë pas kësaj, erdhi dhe reagimi i deputetes Rudina Hajdari, e cila përgënjeshtroi Litën, dhe theksoi se në strukturën e grupit Demokrat nuk ka ndryshime, çka nënkuptonte se Hajdari do të vijonte kryesimin, madje edhe zgjerimin e këtij grupi.

Por përplasjet mes deputetëve nuk përfundojnë këtu.
Ishte deputeti Halit Valteri, i cili më pas ka kërkuar tërheqjen e firmës së tij për shkarkimin e Hajdarit dhe emërimit të Litës në krye të demokratëve parlamentarë.

Valteri i ka nisur një tjetër shkresë zyrtare Kuvendit, që mban datën 14 tetor, përmes të cilës kërkon anulimin e së parës dhe informon e nuk ka asdnjë vendim për zëvëndësimin e kryesisë së këtij grupi parlamentar.

Valteri shton se nëse Lita mer kryesimin e grupit parlamentar Demokrat, atëherë ai, së bashku me disa kolegë të tij do të largohen, çka do të sillte dhe mosekzistencën e këtij grupi parlamentar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkarkohet-rudina-hajdari-grupi-demokrat-do-drejtohet-nga-korab-lita

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended