Edicioni i Lajmeve Tv Klan 14 Tetor 2019, ora 15:30

  • 5 years ago
Titujt kryesorë - 14 tetor 2019

4 VENDE TE BE, LETER MINISTRAVE TE JASHTEM: TIRANA DHE SHKUPI I PLOTESUAN KUSHTET. KOHA TE MARRIM NJE VENDIM TE GUXIMSHEM
Ministrat e Jashtem te vendeve te Bashkimit Europian mblidhen sot per te diskutuar mbi negociatat me Tiranen dhe Shkupin. 4 prej tyre u kerkojne kolegeve qe te marrin nje vendim te guximshem per hapjen e procesit, pasi dy vendet i kane plotesuar kushtet.

VENECIA PUBLIKON OPINIONIN FINAL: PRESIDENTI S?KA TE DREJTE TE ANULOJE ZGJEDHJET
Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin final mbi dekretin e presidentit te republikes per anulimin e zgjedhjeve. Venecia thote se presidenti nuk ka te drejte te anuloje zgjedhjet dhe se ai veproi pa baze ligjore. Politika ne Tirane e lexon sipas deshires.

AMBASADORI I OSBE U NGRE GISHTIN PROTESTUESVE. POLITIKA REAGON NDAJ GJESTIT, BORCHARDT KERKON FALJE
Opozita e quan te turpshem gjestin e ambasadorit te OSBE ?se qe u ngriti gishtin disa protestueve te zones se Astirit. Mazhoranca thote se opozita nuk duhet te nxise sulmet ndaj diplomateve, ndersa vete ambasadori kerkon falje.

KLSH: BORXHI TATIMOR 1.07 MILIARD DOLLARE, SA 7%
E PBB. GJYSMEN E KANE 50 KOMPANI TE MEDHA
Borxhi tatimor arriti në 1 miliard e 77 milion dollarë vitin që shkoi, ndërsa afro gjysma e tij zotërohet nga 50 kompani të mëdha. Kontrolli i Larte i Shtetit thote se rritja e tij vjen kryesisht nga moskryerja e pagesave nga tatimpaguesit.

?HELMIMI NGA VOTAT?, PRISHTINA KERKON EKSPERTE NDERKOMBETARE. VUCIC: SAJESE PER TE VJEDHUR
Prishtina kerkon eksperte nderkombetare per te hetuar mbi dyshimet se dhjetera komisionere u helmuan gjate numerimit te votave te ardhura nga serbet. Presidenti serb Vucic reagon duke e quajtur kete akt si nje sajese per te vjedhur votat.

SHQIPERIA LUAN SOT KUNDER MOLDAVISE. STRAKOSHA NE PIKEPYETJE PAS GAFES ME TURQINE
Shqiperia luan sot ne transferte kunder Moldavise. Portieri Strakosha eshte ne pikepyetje pas gafes qe i kushtoi kombetares humbjen ne ndeshjen me Turqine. Trajneri Reja pritet te beje edhe ndryshime te tjera.

Spiker: Anjola Hamzaj