Shtohen rastet e te prekurave me kancer gjiri

  • 5 years ago
Mjekët: Shkak mungesa e lindjeve dhe ndalimi i ushqyerjes me gji

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë vitit 2018 u diagnostikuan 708 raste të reja me kancer gjiri. 80% e rasteve ishin mbi 50 vjeç, ndërkoha që kishte dhe raste ekstreme nën 35 vjeç.

Rastet e shtuara me kancer të gjirit kanë bërë që Ministria e Shëndetësisë të investojë edhe në spitalet rajonale për diagnostikimin dhe kurimin e këtyre sëmundjeve. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pa nga afër Shërbimin e ri të Senologjisë në Durrës, i cili është shërbimi i parë pas QSUT ku realizohet i plotë cikli i diagnostikimit, ndërhyrjes dhe trajtimit të kanceri të gjirit.

?Nuk është më e nevojshme të shkosh në Tiranë për kirurgjinë e gjirit, pasi këtu në Durrës ofrohet i njëjti shërbim specialistik për trajtimin e plotë të tumoreve të gjirit. Besoj, ja kemi arritur të ofrojmë shërbimin afër vendbanimit për një fashë shërbimesh që nuk ofroheshin më parë?.

Sipas ministres janë më shumë se 600 persona kanë marrë shërbim në Njësinë e re të Senologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Duke theksuar se sot gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për trajtimin me kemioterapi, Manastirliu lajmëroi hapjen e një qendre të re në spitalet rajonale.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, një faktor kryesor në shtimin e rasteve të kancerit të gjirit është edhe ndryshimi i stilit të jetesës së femrave. Madje dhe mos ushqyerja me gji e foshnjave.

?Jeta moderne e femrave është faktor kryesor. Fakti që femrat martohen në moshë më të madhe bëjnë vetëm një fëmijë ose asnjë, dhe mos ushqyerja me gji e fëmijës bëjnë që ato të jenë nën efektin e hormoneve për një kohë të gjatë duke u ekspozuar më shumë ndaj kancerit.?

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit apeli është ekzaminimi periodik për të kapur herët sëmundjen. Në 8 muajt e parë të vitit janë rreth 9 mijë gra në të gjithë vendin që kanë kryer mamografinë.

Klan Plus

Recommended