Shifra alarmante/ 9 nga 10 gra në Shqipëri e konsiderojnë dhunën ndaj tyre normale!

  • 5 years ago
TIRANË- Gratë shqiptare e konsiderojnë dhunën ndaj tyre si normale dhe vetëm shumë pak prej tyre e denoncojnë në polici! Turpi, frika nga dhunuesi dhe mungesa e besimit tek institucionet janë tre nga arsyet kryesore që i "pengojnë" ato që të denoncojnë dhunën ndaj tyre. Është ky përfundimi i anketës ?Mirëqenia dhe siguria e grave?, të drejtuar nga OSBE-ja, ku të intervistuara kanë qenë 1 858 grave të moshës 18-74 vjeç.

"Pothuajse 9 në 10 gra e quajnë dhunën ndaj grave normale në Shqipëri ? 9 në 10. Më shumë se gjysma e viktimave të ngacmimit seksual heshtin ? më shumë se gjysma. Ndërsa 97% e viktimave të dhunës intime brenda shtëpisë kurrë nuk e raportojnë atë në polici ? 97%. Pothuajse gjysma e të gjitha të anketuarave raportojnë se e shohin dhunën ndaj grave si çështje private. Ndërsa 97% e viktimave të dhunës intime brenda shtëpisë kurrë nuk e raportojnë atë në polici ? 97%.", thuhet në raport.

Recommended