Turqia nis ofensiven ushtarake ne veri te Sirise

  • 5 years ago
Turqia ka nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në veri të Sirisë, kundër grupeve terroriste. Presidenti turk Regep Erdoan synon krijimin e një zone sigurie brenda territorit sirian, të gjerë deri 500 kilometra larg kufirit turk.

Në këtë zonë, Ankaraja synon zhvendosjen e refugjatëve sirianë të strehuar në Turqi, ku do të mbikqyren nga autoritetet turke.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi tërheqjen e ushtrisë amerikane të stacionuar brenda hapësirës së kërkuar nga Turqia.

Sipas tij, forcat amerikane kanë nisur tërheqjen pasi e kanë përmbushur misionin. Megjithatë, ai paralajmëroi Presidentin Erdoan se do të përballet me sanksione të rënda, nëse operacioni do të përqëndrohet kundër kurdëve, aleatë të Shteteve të Bashkuara, që kontrollojnë aktualisht zonën.

Tv Klan

Recommended