Tirana zyrtare vlereson zgjedhjet ne Kosove
  • 5 years ago
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, me fitoren e dy partive opozitare dhe pranimin e humbjes nga partitë që ishin në qeveri, është përshëndetur nga krerët më të lartë të shtetit.
Presidenti Ilir Meta e vlerëson këtë garë si shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë dhe besimit te demokracia e vota e lirë.
?Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë?.
Kryeministri Rama ka uruar dy partitë fituese dhe ka përshëndetur PDK-në për pranimin e rezultatit.
?Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën?.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i vlerëson zgjedhjet në Kosovë si shembull frymëzues i një demokracie funksionale si për pjesëmarrjen ashtu dhe për menaxhimin nga ana e institucioneve të kësaj gare.

?Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren?.

Veç urimeve për fituesit, politika në Shqipëri vlerësoi edhe procesin që u zhvillua i qetë dhe pa probleme.
Recommended