"Klanifornia" çdo te shtune ne Tv Klan

  • 5 years ago
Nga e shtuna e sotme për të gjithë teleshikuesit vjen formati më i ri i humorit, programi i preferuar për të gjithë, Klanifornia.
Nën drejtimin e Marina Vjollcës dhe një kasti të mrekullueshëm aktorësh, ky produksion mban firmën e Turjan Hyskos. Humor, batuta, lojë dhe të ftuar specialë do të shoqërojnë çdo të shtunë në orën 21:00 në Tv Klan duke premtuar show, spektakël dhe shikueshmëri maksimale.
Veç emrave më të njohur të aktorëve qe ishin sezonin e kaluar në ?Duplex?, në Klanifornia janë bashkuar edhe personazhe të njohur si Olsi Bylyku, Delinda Disha, Lisa Kujofsen, të cilët janë shumë të dashur për publikun.
Sonte në mbrëmje i ftuari special do të jetë një këngëtar i njohur në të gjithë trevat shqiptare, emri i të cilit mbetet surprizë dhe publiku do t?a zbulojë në fund të spektalit.

Recommended