Negociatat, Bregu për Report TV: Kam pritshmëri prej 18 vitesh, kriza politike po e rëndon vendin

  • 5 years ago
TIRANE - Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila tashmë mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, për Report tv tha se pret një përgjigje pozitive nga BE në 18 tetor. Pritshmëritë e saj, Bregu tha se i mban për 18 vite, ndërkohë u bëri thirrje partive politike të zgjidhin mosmarrëveshjet pasi nuk sjellin asnjë tjetër, përveç dëmit të procesit të Integrimit të Shqipërisë.

?Unë kam pritshmëri që i mbaj me vete prej 18 vitesh, dhe pres sigurisht që më në fund që Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut të marrin negociatat. Është e vërtetë që kur një vend ecën dhe hedh hapin tjetër në procesin e anëtarësimit, në atë moment kontrolli dhe monitorimi është më i lartë. Je i detyruar të zbatosh më shumë kushte dhe të monitorohesh më shumë. Për këdo nga vendet anëtare që kërkon të kenë sa më shumë rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në problemet e konsolidimit, kundër kapjes së shtetit. Janë çështje që i plotëson me hapjen e kapitujve dhe jo më kot është vendosur kapitulli i drejtësisë i pari. Pjesa e kriterit politik, e debatit politik, krizës politike ka vetëm një rezultat, përveçse i bën dëm vendit nuk sjell asnjë rezultat tjetër?, tha Bregu.

Recommended