Basha i përgjigjet Ramës për Reformën Zgjedhore: Nuk ka opozitë të re, nuk mund ta votosh pa ne
  • 5 years ago
TIRANË- Deklaratës së kryeministrit Edi Rama të bërë nga foltorja e Kuvendit se mund ta votojë Reformën Zgjedhore edhe me opozitën e re, kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj në një dalje për mediat. Basha tha se nuk ka opozitë të re apo opozitë të vjetër, por vetëm një opozitë që përfaqëson shumicën e zgjedhësve në vend.

?Nuk ka opozitë të re. Ka vetëm një opozitë e cila përfaqëson sot shumicën e zgjedhësve. Pjesa tjetër është pjesë e një parlamenti monist Termi i opozitës së re është term i medias së kapur nga qeveria. Ka vetëm një opozitë që është PD dhe aleatët e saj?, u shpreh Basha.
Recommended