Report TV - Lahutarët: Jemi të vonuar si komb, nuk shkohet në UNESCO me duar në xhepa

  • 5 years ago
Studiuesi Zymer Neziri, mes rapsodëve nga të gjitha trevat shqipfolëse, prezantoi në Akademinë e Shkencave studimin e një jete.  Ai e cilëson folklorin shqiptar, pasuri të përmasave të jashtëzakonshme, që duhet që ta nderojnë të gjithë se janë rrënjët edhe identiteti ynë, pavarësisht se në Kosovë edhe në Shqipëri, ka pushtetarë shqiptarë që nuk e vlerësojnë sa duhet folklorin. Megjithatë, studiuesi i njohur shpreson që të vazhdojnë të bëhen përpjekje për futjen e lahutës, gjurmët e së cilës janë mbi 2000-vjeçare, për futjen e sa në UNESCO, ashtu sikundër ndodhi para disa muajsh edhe me guslën serbe.

?Çfarë të them?! Dua që të them se po presim ditë më të mira. Këto ditë kanë nisur në dhjetorin e vitin që shkoi, kur ndodhi ajo që ndodhi me projektin serb për lahutën, e cila u pranua në UNESCO. Dosja tani është në Tiranë, por nuk e di gjendjen e saj të saktë. Ajo që mungon do të plotësohet edhe shpresoj, që së shpejti dosja të marrë rrugën e vet në drejtim të Parisit?, shprehet profesor Neziri.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe lahutarë nga Kosova. Ata u bëjnë thirrje, të gjithë intelektualëve shqiptarë, që të bëhen bashkë edhe të punojnë, që Eposi i Kreshnikëve edhe lahuta, të futet në UNESCO sa nuk është vonë.

?Ne jemi paksa të vonuar. Faji është tek ne jo tek të tjerët. Nuk duhet që të krahasohemi me serbët apo malazezët, por ne jemi të vonuar si komb. Kemi pasur mundësi që të reagojmë më herët, por i kemi lënë pas dore, ashtu siç po lëmë pas dore edhe xhubletën. Nuk shkohet në UNESCO me duar në xhepa. Shqipëria është në UNESCO, përse mos të shfrytëzohet kjo, të shkruhet e folura, ritet, këngët, vallet edhe instrumentet. Ne na i marrin këto vlera, sepse rrimë duarkryq. Vetëm së bashku mundet që t?i ruajmë të gjitha, veçmas nuk mundet që të ruajmë asgjë?, shprehet lahutari Vesel Nikçi, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Ansamblit Folklorik ?Rugova?.  

Isë Elezi edhe Rustem Bajramaj, janë dy nga lahutarët më të njohur në mbarë trevat shqiptare. Teksa rrëfejnë eksperiencën e tyre, si lahutar, që prej vegjëlisë, dëshirojnë që kjo traditë të vazhdohet edhe tek brezat pasardhës

Recommended