Ora News - Braktiset Torovica, pallate bosh e shtëpi në shitje

  • 5 years ago
#rtvora
Gjatë regjimit komunist, Torovica ishte vend ku internoheshin ata që flisnin kundër sistemit.

Me ardhjen e demokracisë, vendin e tyre në këto pallate e zunë familje të varfra nga veriu.

Por edhe këta të fundit prej vitesh po e braktisin masivisht zonën.

Ndërtesat bosh dhe shtëpitë me njoftimin ?shitet? janë dëshmi se nga Torovica vetëm po ikin.

Banorët thonë se janë vështirësitë ekonomike që i detyrojnë të braktisin zonën dhe të ikin drejt vendeve të BE.

"Kanë ikur jashtë mase, vetëm për kushtet ekonomike"

Dy vjet më parë, hapja e shkollës së mesme u pa si shpresë për rigjallërimin e Torovicës.

Por këtë vit shkolla nuk i hapi dyert për shkak të numrit të ulët të nxënësve.

Drejtori i shkollës 9-vjeçare Kujtim Kolndreu thotë se të rinjtë e fshatit për tu arsimuar duhet të udhëtojnë drejt Balldrenit.

"Nxënësit janë transportuar tek shkolla e mesme në Balldren"

Në 5 vitet e fundit, rreth 1 mijë familje përllogaritet të jenë larguar nga Zona. Në zgjedhjet e fundit vendorë, në listë ishin rreth 5 mijë votues, por në proces marrin pjesë me pak se 1500.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/braktiset-torovica-pallate-bosh-e-shtepi-ne-shitje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended