Veliaj tek familjet e dëmtuara në Ndroq - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Erion Veliaj pa nga afër familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm që përfshiu Tiranën dhe shumë qytete të tjera të vendit ditën e shtunë.Së bashku me deputetët Arben Pëllumbi dhe Mirela Kumbaro, kryebashkiaku I Tiranës ishte në familjen e Shpëtim Dardhës në ?Lagjen e Re? në Ndroq, ku theksoi se pas verifikimit të dëmeve, do të nisë puna për rikonstruksionin ose ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.Kryebashkiaku nënvizoi se krahas fondit të emergjencave dhe atij të investimeve, Bashkia e Tiranës, në partneritet edhe me komunitetin privat, do të fillojë menjëherë punën për rikuperimin e dëmeve.?Ndroqi është një nga zonat më afër epiqendrës së tërmetit. Ndërtimi strukturor në kodër, me mjete rrethanore, me gurë nga lumi, me baltë, me qerpiç, me kallama e dërrasa, por edhe vjetërsia, e bëjnë ndërtesën jashtëzakonisht vulnerabël. Kjo është arsyeja pse sot ishim në shtëpinë e Shpëtimit. Janë rreth 22 shtëpi të dëmtuara dhe 8 me probleme më të moderuara. Sot do të bëjmë një mbledhje me komunitetin e ndërtuesve, që teksa ne vazhdojmë emergjencat me fondet dhe investimet që duhet të bëjmë, disa punë mund t?i bëjmë shumë shpejt edhe me komunitetin privat?, tha Veliaj.Veliaj tha se eksperienca e suksesshme e bashkëpunimit me kompanitë private për ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave publike, do të zbatohet edhe për banesat e dëmtuara dhe rikuperimin e tyre brenda një kohe të shkurtër.?Do kemi brigadat e bashkisë për krahun e punës dhe donatorët për llaç dhe tulla. Inxhinierët, arkitektët dhe konstruktorët i kemi vetë dhe besoj se nëse bëjmë një partneritet publik-privat, siç kemi bërë për çerdhet, kopshtet, shkollat, ecim më shpejt. Një pakicë e njerëzve kanë alergji nga termi publik-privat, por këtu bashkimi sjell fuqinë. Ne mund të kemi 5 ekskavatorë, por bashkë me ta kemi 505; mund të kemi një brigadë me 100 veta, por bashkë me ta kemi 1100 veta?, tha Veliaj.Paralelisht, të gjitha grupet e punës së emergjencave në terren kanë përgatitur një dosje të plotë për çdo banesë të dëmtuar. Kryebashkiaku siguroi se për të rindërtuar sa më shpejt shtëpitë e dëmtuara që kanë nevojë të rindërtohen, do të thjeshtohen procedurat e lejeve të ndërtimit.?Grupi i emergjencave ka bërë një dosje për secilën shtëpi. Do thjeshtojmë procedurat e lejes, duhet të shfrytëzojmë kohën sa nuk kanë filluar shirat dhe s?ka ardhur i ftohti i dimrit, për t?u siguruar që një kompanie i varim në ?qafë? një projekt dhe i themi: ke kaq muaj kohë ta dorëzosh, para Vitit të Ri. Po e bëmë me këtë ritëm, mund të ecim shumë shpejt?, theksoi Veliaj, ndërsa siguroi se falë verifikimeve të plota dhe punës në terren do të shmanget çdo rast abuzimi.

Recommended