Ora News - Shkollave u ikin nxënësit, fenomeni prek edhe universitetet e vendit

  • 5 years ago
#rtvora

Shkolla 9 vjecare ?Salo Shahaj? në Peshtan të Madh të Fierit e nisi vitin e ri arsimor me vetëm 81 nxënës.

Drejtori Sokol Zykaj thonë se numri i tyre po ulet vit pas viti.

Sokol Zykaj: "Vit pas viti ka një rënie të lehtë, por e ndjeshme për shkollën tonë."

Në një fshat të vetëm, gjen të gjitha arsyet. Nga rënia e numrit të lindjeve tek largimi në emigracion.

Sokol Zykaj: "Është emigrimi për arsye ekonomike. Një arsye tjetër janë kufizimi i lindjeve."

Në rang qarku, përllogariten 3000 nxënës më pak se vitin 2018. 4 mijë përllogaritet rënia e nxënësve në sistemin parauniversitar në Shkodër.

Trendi rënës vit pas viti në të gjithë rajonin verior, po pasqyrohet edhe tek numri i studentëve në Universitetit të Shkodrës.

Në mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve numri i tyre është rreth 20% më u ulët.

Adem Bekteshi: "Janë për dy arsye. E para efekti i mesatares dhe ulja e numri të nxënësve të shkollave të mesme në dy vitet e fundit."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkollave-u-ikin-nxenesit-fenomeni-prek-edhe-universitetet-e-vendit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended