Tusk: BE te cele negociatat

  • 5 years ago
Në vizitën e tij në Tiranë, pak muaj para se të lerë mandatin e Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk ripërsërit se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave me BE.

Dhe për këtë kërkon të mos ketë askush dyshime, as brenda, as jashtë Shqipërisë.

?Sot ju më thatë se e meritoj këtë medalje për mbështetjen e dhënë, këtë yll të madh. Medalja më e madhe do të ishte çelja e negociatave për Shqipërinë. Në sajë të përpjekjeve tuaja i jemi afruar këtij objektivi dhe askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël, as në Tiranë dhe as në kryeqytetet e BE-së?.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Tusk e sheh pozitivisht vendimmarrjen e 18 Qershorit, si për Shqipërinë, ashtu dhe për Maqedoninë e Veriut dhe kjo sipas tij jo sepse po ju bëhet një nder, por se e meritojnë.

?Në Qershor krerët e BE-së u angazhuan për një vendim të qartë me ju dhe Maqedoninë në Tetor. Po i afrohemi më shumë këtij momenti. BE-ja duhet të çelë negociatat, si me Shqipërinë edhe me Maqedoninë. Në takimin e sotëm diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, ky fiksim i BE-së me sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimit është pjesë e ADN-së sonë dhe ka për të qenë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar. Këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të të ardhmes tonë, askush nuk po i bën askujt ndonjë nder?.

Kryeministri Rama nuk i kurseu vlerësimet për Presidentin Tusk, për mbështetjen që i ka dhënë procesit të integrimit, vlerësime që u materializuan me dhënien e titullit ?Ylli i Madh i Mirënjohjes?.

?Më vjen shumë mirë ta nënvizoj qartësinë që Presidenti Tusk është shprehur në raport me këtë proces dhe pa diskutim të çmoj para opinionit publik përpjekjen e tij konstante, si një avokat i procesit të zgjerimit dhe afrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, konkretisht të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut?.

Në 18 Tetor, Këshilli Europian do të zhvillojë mbledhjen ku pritet të vendosë dhe për fatin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vetë Kryeministri, në një intervistë për Televizionin Klan deklaroi se aktualisht vendimmarrja varet nga politika e brendshme e çdo shteti anëtarë, pasi sipas tij, raporti i Komisionit e ka dhënë notën kaluese për të gjitha reformat e ndërmarra nga Shqipëria.

Tv Klan

Recommended