Report TV -Shkollat 'blind' me efektivë për sigurinë e nxënësve!

  • 5 years ago
TIRANE - Albert Dervishaj, Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik, në Departamentin për Sigurinë Publike në një prononcim për mediat nga shkolla "1 Maji" në Tiranë, bëri të ditur planin e masave që ka ndërmarrë policia për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor dhe sigurinë e fëmijëve. Pranë çdo shkolle do të ketë prezencë të shtuar të efektivëve, të rendit, të policimit në komunitet, ndihmës specialistë të policisë kriminale por edhe shërbime të policisë rrugore.

Po ashtu, specialistët për krimet dhe ndihmës specialistët e policimit në komunitet, do të marrin pjesë në takimet që zhvillohen në shkolla, si në bordin e prindërve e senatin e nxënësve, për të diskutuar dhe trajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë në këto institucione.

Recommended