Report TV - Përplaset partia e Ballit Kombëtar me Ballin Kombëtar Demokrat

  • 5 years ago
GJIROKASTËR- Ceremonia përkujtimore e 76-vjetorit të betejës së Gërrhoit është shoqëruar me një përplasje mes dy partive Ballit Kombëtar dhe Ballit Kombëtar Demokrat. Siç raporton gaetari i Report Tv, Piro Nase, ditën e sotme ceremonia është organizuar nga Balli Kombëtar Demokrat, që drejtohet nga deputeti Artur Roshi dhe kjo ka irrituar pjesëmarrësit e Partisë së Ballit Kombëtar, që udhëhiqet nga deputeti Adriatik Alimadhi.

Në këtë cermoni kanë qenë prezentë edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj. Përplasjet kanë vijuar rreth 10 minuta dhe janë mbyllur pikërisht kur ka përfunduar edhe ceremonia përkujtimore. Në një prononcim për Report Tv, kreu i PD-së në Gjirokastër, Dash Aliko bëri fajtor kreun e Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

Recommended