RTV Ora - Përfshihet nga flakët kati i tretë i një pallati në Fushë-Krujë

  • 5 years ago
#rtvora
Prag tragjedie në Fushë Krujë, ku katër fëmijë u rrezikuan nga një zjarr që shkrumboi katin e tretë të një pallati. Të vegjlit ishin të vetëm në shtëpi në kohë kur nisën flakët dhe shpëtuan falë ndërhyrjes së një banori. Tetë familje të pallatit përjetuan minuta paniku, ndërsa akuzojnë për vonesë të zjarrfikësve.

Zjarri që shkrumboi katin e tretë të pallati në Fushë Krujë rrezikoi të prodhojë një tragjedi pasi katër fëmijë që kishin mbetur të asfiksuar.

Por ishte ndërhyrja në kohë e një banori të pallatit që i shpëtoi nga rreziku.

?Vajtëm në kat të tretë, asnjë nga fëmijët nuk e hapte derën sepse ishin të asfiksuar. U detyrova të shqyeja derën, i nxorra me forcë fëmijët jashtë?, u shpreh banori.

Ngjarja ndodhi në rreth orës 07 të mëngjesit në zonën e njohur si ish kooperativa "Partizani".

Fëmijët siç tregon kjo nënë ishin të vetëm në shtëpi, ndërsa prindërit kishin shkuar në punë.

Ajo tregon momentet e panikut që përjetuan tetë familjet që banojnë në pallatin e amortizuar.

?Më ka marrë goca në telefon: O ma hajde se ma rënë zjarr tek shtëpia. Fëmijët kanë qenë në shtëpi në gjum. Fëmijët e mi dhe të komshinjve.?

Fatmirësisht pas ndihmës së parë fëmijët e kaluan situatën dhe nuk shfaqën problematika.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perfshihet-nga-flaket-catia-e-pallatit-3-katesh-ne-fushe-kruje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended