Misteri, 5 ditë pas udhëtimit të Bashës në Greqi, Athina kërcënoi Shqipërinë për paktin e 2009

  • 5 years ago
Shtohet misteri për kërcënimin e Greqisë për Tiranën zyrtare në lidhje me paktin e kufirit të vitit 2009 që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. REPORT TV zbuloi dje planin e qeverisë së Greqisë që synon që t'i bëjë presion Shqipërisë me bllokimin e integrimit në Bashkimin Europian me qëllim që të rikthejë Marrëveshjen e Detit të 2009 të firmosur nga Sali Berisha e Lulzim Basha.

Një gjë të tillë e pohoi ish-ministrja e Jashtme e Greqisë së asaj periudhe Dora Bakojanis, motra e kryeministrit aktual grek, Qiriako Micotaqis, aktualisht deputete dhe një nga drejtueset e partisë në pushtet Demokracia e Re, gjatë një diskutimi të saj në parlamentin grek

Recommended