Ajeti zbardh atentatin ndaj Berishes

  • 5 years ago
Kosovari me version të ndryshëm nga Prokuroria

Ahmet Ajeti, kosovari i dënuar me 20 vite burg në mungesë për një atentat ndaj Lulzim Berishës, në vitin 2005, ka mohuar akuzat. Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku çështja po rigjykohet, ai dha një tjetër version për ngjarjen e 14 viteve në parë.

?Erdha në Shqipëri për të punuar bashkë më Osman Karpuzin. U ndalëm fillimisht në Tiranë dhe takuam dy persona, të cilët na ofruan punë në Durrës. Këta persona na mbyllën në një hotel ku na thanë se duhet të vrisnim një person, ndryshe nuk largoheshim nga aty. Për të shpëtuar nga kjo histori unë jam vetëplagosur?.

Vetëplagosja e Ajetit konfirmohet edhe nga dokumentet e hetimit, ku ky episod përshkruhet si shkrepje në sherr e sipër dhe jo si plan i autorit për të dështuar atentatin. Sipas organit të akuzës, Ahmet Ajeti dhe Osman Karpuzi u porositën nga Adriatik Coli dhe Endrit Dokle, për të eliminuar Lulzim Berishën, kreun e bandës rivale në qytetin e Durrësit.

Në dokumentin e hetimit thuhet se para se të kryhej atentati, në afërsi të lokalit ku ndodhej objektivi, Ajeti u konfliktua me disa persona të panjohur duke kaluar në përdorimin e armëve.

Tv Klan

Recommended