Mashtrimi me dy pallatet, ish-kreu i komunës së Kasharit me 5 vartësit dhe një biznesmen në gjyq

  • 5 years ago
TIRANE-Prokuroria ka mbyllur hetimet duke marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe falsifikim ish-kryetarin e komunës së Kasharit i zgjedhur asokohe nga PD-ja, Besnik Fuçia, pesë vartësit e tij dhe një biznesmen me akuzën e abuzimit me lejet e ndërtimit dhe hipotekimet.

Të akuzuar përveç Besnik Fuçisë janë; ndërtuesi Stefan Çaushi, ish-përgjegjësi i zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit J. M.që ka firmosur aktet, inxhinierja M. D., A. K., E. S. dhe T.Sh..Nga hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Maksuti doli se ishte regjistruar dy pallate në emër të një firmë që nuk i takonte me certifikatë pronësie. Besnik Fuçia u arrestua në maj të këtij viti dhe më pas u lirua duke u hetuar me masën detyrim paraqitje. Tashmë dosja ka kaluar në gjykatën penale.

Skema si u zbulua mashtrimi
Personi që bëri kallëzimin në prokurori ishte ndërtuesi Arben Petriti, ku nga hetimet erdhën edhe arrestimet. Dy ndërtuesit, Stefan Caushi dhe Arben Petriti kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%.

Por pronësinë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, sipas akuzës, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve. I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës të gjitha personat e përfshirë në tjetërsimin e pronësisë së pallateve në fjalë.

Stefan Caushi është administratori i Shoqërisë ?INA-2004? shpk, shoqëri e cila ka fituar të plotë pronësinë e dy pallateve që morën lejen e ndërtimin ne vitin 2006. Kjo shoqëri në kundërshtim me ligjin më datë 14 janar të vitit 2015 mori nga ish-Komuna e Kasharit certifikatën e përdorimit e vetme dhe jo së bashku me Arben Petritin ashtu siç është në dokumente.

Pasi ka marrë pronësinë pallatet në fjalë janë shitur dhe Arben Petriti në kallëzimin e tij ka deklaruar se është njoftuar në rrugë informale në lidhje me mashtrimin që po i bëhej duke bërë kallëzimin që sot vendosi para drejtësisë 6 zyrtarë dhe ortakun e tij.

Recommended