Disfata e “ëmbel” e Kosoves me Angline
  • 5 years ago
Djemtë e Kosovës e nisën furishëm ndeshjen e mbrëmshme ndaj Anglisë. Që në sekondën e 34, Valon Berisha shënoi gol, mirëpo Anglia u rikthye duke shënuar 4 gola që në pjesën e parë si dhe një autogol për të përfunduar pjesa e parë me rezultat 5 me 1.

Në pjesën e dytë Kosova shënoi dy gola ndaj Anglisë ndërsa nuk e pësoi asnjë. 5 me 3 për Anglinë ishte rezultati i ndeshjes. Trajneri kosovar i futbollit Bylbyl Sokoli thotë se Kosova është prezantuar denjësisht në ndeshjen e mbrëmshme.

Me tre golat e shënuar ndaj anglezëve si mysafirë, sipas gazetarit të sportit Florim Maliqaj ?Dardanët? hynë në listën e pak ekipeve që kanë arritur të shënojnë më shumë se tri gola ndaj kësaj kombëtareje.

Sot nuk ka munguar as urimi i Ambasadës Amerikane të Kosovës rreth kësaj ndeshje sipas së cilës Kosova ka dëshmuar se është e gatshme për liga të mëdha. Humbja nga Anglia e ka zbritur Kosovën në pozitën e tretë të grupit, pasi Çekia ka fituar ndaj Malit të Zi. Megjithatë, gjasat e Kosovës për t?u kualifikuar në Euro 2020 janë të mëdha.

Kosova deri më tani ka pasur 15 ndeshje pa asnjë humbje. Ndeshjen e radhës, Kosova do ta ketë me Malin e Zi më 14 Tetor në Prishtinë, një muaj më pas me Çekinë në Pragë dhe menjëherë pas tri ditësh me Anglinë në Prishtinë.

Tv Klan