Tahiri: Po të isha grup me Habilajn, s'do e denoncoja! Dënimi? As s'më shko ndërmend

  • 5 years ago
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se ka paraqitur në gjykatë prova të pakundërshtueshme, që vërtetojnë pafajësinë. Një prej tyre, sipas Tahirit, është denoncimi që kanë bërë këta policë, që sot janë nën akuzë për Mosi Habilajn, që sipas tij, nëse do ishin në grup së bashku kurrsesi nuk do të ndodhte.

"E vërteta ime është e provuar me letra dhe fakte aq kokëfortë sa askush nuk i del dot përballë. Këta policë e kanë denoncuar Mojsi Habilajn në polici, këta policët e kanë nisur procedimin për të cilin akuzohem dhe unë. Këta janë pjesë e grupit? Ne anëtarët e grupit kemi denoncuar njëri-tjetrin? Është aq i gënjeshtërt ky proces sa nuk i jap dot shpjegim. Nuk i shkoj fare historisë nëse do dënohem çfarë do bëj, këto janë hipoteza që nuk dua t'i konsideroj se besoj shumë tek e vërteta ime dhe ajo që shtjellova në gjykatë. Besoj tek drejtësia siç bëri drejtësia italiane. Unë besoj shumë tek drejtësia sa nuk më shkon në mend kjo që thua', tha Tahiri.

Recommended