Bllokohen punimet në aeroportin e Kukësit, banorët: S'kemi marrë lekët për tokën e zënë

  • 5 years ago
Disa familje të fshatit Shtiqën të Kukësit kanë bllokuar mëngjesin e të hënës punimet që po bëhen për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, pasi kërkojnë shpronësimin e tokave që preken. Banorët pretendojnë se kanë certifikata pronësie dhe për këtë arsye kërkojnë dëmshpërblimin që u takon.

"Për shpronësimet që nuk na janë bërë dhe që na njihen nga shteti. Kemi të gjitha dokumentacionet. Kemi që në vitin 2005 që jemi pronar të ligjshëm të aeroportit të Kukësit dhe nuk është marrë asnjë masë për shpronësimet. Është thjeshtë neglizhencë. Ne kërkojmë një zgjidhje shumë normale jo me konflikte pasi nuk jemi të konflikteve. Ne jemi gëzuar që u bë një investim në qarkun e Kukësit" Iliaz Basha pronar toke.

Recommended