RTV Ora - Brenda 15 vjetorit të LSI së, ja personalitetet që u bën pjesë e festës

  • 5 years ago
#rtvora
15 vjet nga themelimi si forcë politike, LSI përballet pothuaj me të njëjtat sfida dhe kauza deklaroi në Konventën e partisë që drejton Monika Kryemadhi.

Duke akuzuar Ramën e rilindjen se po shkatërrojnë vendin, Kryemadhi gjeti rastin të shpalosë platformën e zgjidhjes që ofron LSI.

Kryemadhi: Të çlirojmë ekonominë nga oligarkia, ti japim frymë biznesit të vogël e të mesëm, të kthejmë besimin, të investojmë dhe punësojmë më shumë njerëz. Ne i qëndrojmë aspiratave tona për ulje taksash dhe dhënie fryme ekonomisë shqiptare. Jemi angazhuar për vendosjen e taksës së sheshtë 10%, TVSH zero për prodhimet bujqësore, 6% për produktet e shportës.

Në këtë 15 vjetor Kryemadhi pati edhe një autokritikë për veten.

Kryemadhi: Unë nuk ngurroj të them që kemi dhe ne përgjegjësine tonë, pavarësisht nga disa inciativa të mira që jemi munduar të imponojmë, pasi nuk kemi mundur ti përfaqësojmë ata siç duhet. Por më 30 qershor shumica e shqiptarëve 85% na dhanë përfaqësimin e tyre. Sepse bojkoti masiv për të votuar si në komunizmin famëkeq, ka rritur tashmë përgjegjësinë e opozitës shqiptare që të gjejë mekanizmat më të mirë për të përfaqësuar shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

LSI, sipas Kryemadhit, ka mision të çlirojë të majtën nga thundra e krimit, në një kohë që siç tha ajo trëndafili i kuq i socialistë është zëvendësuar me fiongon e zezë të korrupsionit të PPP-ve dhe degëzën e kanabisit si simbol i qeverisjes dhe krimit të bërë një.

Pavarësisht këtyre akuzave, Kryemadhi shtrëngoi duart me Gramoz Ruçin në festën që u zhvillua pas Konventës. Nga shumica në pushtet, Ruçi ishte i vetmi përfaqësues i lartë që mori pjesë, ndërsa ra në sy mungesa e kreut demokrat Lulzim Basha, i cili mësohet se ndodhet për një vizitë pune në Bruksel ku edhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë të BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/brenda-15-vjetorit-te-lsi-se-ja-personalitetet-qe-u-ben-pjese-e-festes

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended