RTV Ora - Viktimat nga të sëmurët mendorë, psikologët: Stigma i lë pa trajtim

  • 5 years ago
#rtvora

Dy viktima në harkun e një javë nga persona të raportuar me çrregullime të shëndetit mendor për psikologët përbën alarm. Entela Binjaku thotë se të afërmit e këtyre personave e kanë të vështirë t`i trajtojnë ata në institucione për shkak të stigmës.

Entela Binjaku: Për shkak të frikës së stigmës nga të tjerët e fshehin një diagnozëe, një të sëmurë, një njeri që vuan një çrregullim të shëndetit mendor cilidoqoftë ai. Edhe për shkak të varfërisë, kushteve të vështira në të cilat jetojnë shumë qytetarë e kanë të vështirë të ndjekin një familjarin e tyre që vuan çrregullime të shëndetit mendor. Kur nuk i ndjekin këto mjekime, shëndeti i tyre vjen e rëndohet dhe kufirin e normales nga sjellja kriminale nuk e ndan pothuajse asgjë.

Por edhe për ata që marrin guximin të hedhin një hap të tillë, Shqipëria nuk ofron shumë, pasi mungojnë qendrat rezidenciale, ndërsa në spitale shërbimi është i cunguar.

Entela Binjaku: Pothuajse mungojnë qendrat rezidenciale ku ata të kalojnë një pjesë të ditës. Qendrat e diagnostikimit ose qendrat komunitare ku të ofrohen shërbime psiko-sociale janë shumë të domosdoshme dhe këto te ne pothuajse mungojnë. Ka pacientë që jetojnë në zona të varfra të vendit, në periferi, në fshatra të thella te të cilët shërbimi shëndetësor pothuajse nuk shkon asnjëherë.

Psikologët thonë se është me rëndësi trajtimi mjekësor i personave që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, pasi në të kundërt bashkëjetesa me ta mund të kthehet në rrezik për familjarët dhe shoqërinë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/viktimat-nga-te-semuret-mendore-psikologet-nevojitet-trajtim-ne-institucione-te-posacme

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended