Kuqezinjtë drejt Parisit, Reja i shqetësuar për 4 futbollistë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kombëtarja shqiptare mbylli stërvitjet në qendrën e grumbullimit në Durres ndersa sot u nis drejt Parisit aty ku ka programuar edhe dy séanca te tjera .Në 4 stërvitjet nga e hena deri te merkuren tekniku italian Reja pa formen e lojtareve duke provuar skema por edhe formacione te ndryshme ne varesi te gjendjes se futbollisteve .Deri tani zyrtarisht katër futbolliste jane shfaqur me probleme . Frederik Veseli dhe Ledian Memushaj ishin te paret qe shfaqen probleme fizike .Nderkohe diten e djeshme probleme kane shfaqur edhe dy lojtare te tjere .Sulmuesi Cikalleshi per shkak te ngarkeses se madhe fizike ndersa Rey Manaj nderpreu stervitjen e fundit per shkak te problemeve fizike . Gjithesi deri ne keto momente nuk mund te themi per probleme te renda qe penalizojne skuadren.Edhe pse Reja pelqen skemen 3-5-2 perballe kampioneve te botes te cilet duhet theksuar vijne me mungesa te rendesishme ne kete ndeshje , nuk pritet nje gje e tille duke menduar per forca te shumta ne prapavije .Per kuqezinjte sfidat ndaj Frances dhe Islandes jane shume te rendesishme per ecurine ne keto eleminatore .Edhe pse Reja ka pasur kohe mjaftueshem , situata mbetet delikate ne ndertimin e nje formacioni pasi lojtaret vijne nga pushimet dhe jane ne fillim te sezonit me gjendjen e tyre jo te qendrueshme .Nje fakt interesant mbetet gjithsesi me ardhjen e trajnerit te ri , duket se skuadra po rinovohet me emra te rinj , dhe per me teper me lojtare shtatlarte .Te premten, nje dite perpara ndeshjes pritet te mbahet edhe konferenca e numrit nje te pankines shqiptare Edi Reja ku pritet te zbulohet me shume formacioni qe do te hidhet ne fushe ndaj vendasve .

Recommended