Report TV -Aksioni Anti-Informalitet, Denaj: Në 'sitë' Inspektorati i Punës
  • 5 years ago
TIRANË-Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka dalë në një konferencë për mediat ku lidhur me zbatimin e Planit Operacional kundër informalitetit. Në fjalën e saj, Denaj deklaroi se kanë mbërritur 1233 denoncime nga qytetarët, e ndërsa vuri theksin tek efektet që ka dhënë ky aksion, nga bëhet e ditur se vetëm në muajin gusht janë deklaruar 8 mijë punonjës.

Ajo tha se ky operacion në ditët në vijim do të fokusohet pikërisht tek deklarimi i punonjësve, ku në fokus do të jetë Inspektorati i Punës, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve në punë dhe kundër informalitetit.Në konferencën për shtyp, së bashku me ministren ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj. Aksioni Anti-Informalitet ka nisur këtë verë nga ku u liruan dhjetëra m2 plazh të zaptuara nga bizneset në mënyrë të paligjshme, ka vijuar më pas edhe në sektorë të tjerë si ndërtimi, hidrokarburet, teksa Denaj ka theksuar se nuk është një aksion, por do të vijojë edhe në muajt në vijim.
Recommended