Report TV -SHBA u fut frikën politikanëve: Ja si SPAK-u do të hetojë zyrtarët

  • 5 years ago
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video që tregon zyrtarët e lartë që i kapi vettingu. Ambasada thekson se më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë u shkarkuan për shkak se nuk justifikonin pasurinë, ndërsa paralajmëron se KLGJ dhe KLP kanë nisur punën për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.

?Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para.Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtashme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar?, shprehet ambasada e SHBA.

Recommended