Reshjet e shiut përmbytin pusetat në Berat, uji vërshon nëpër rrugë e krijon trafik të rënduar
  • 5 years ago
Pas qytetit të Elbasnit edhe në Berat reshjet e shiut kanë sjell probleme. Shiu ka krijuar një kaos në lëvizjen e makinave ku janë krijuar radhë të gjata automjetesh nga Kombinati në hyrje të Beratit e deri në Uznovë në dalje të qytetit.

Ujë ka vërshuar në rrugët e qytetit për shkak se disa puseta kulluese kanë shpërthyer nga prurjet e larta të shiut dhe amortizimit të tubacioneve. Ky aks rrugor krijon gjithmonë problematika pas reshjeve të shiut. Ndërkohë punonjësit e bashkisë dhe të ujësjellësit po punojnë në kanalizime për të zhbllokuar pusetat.
Recommended