RTV Ora - De-euroizimi ul kreditë në euro

  • 5 years ago
#rtvora
Nisma për de-euroizmin duket se ka dhënë efektet e para në kreditimin në monedhën euro.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rezulton se krahasuar me korrikun e viti të kaluar janë dhënë 40 mln euro më pak financim nga sistemi bankar. Por pavarësisht kësaj kredia në lekë nuk ka pësuar rritje të ndjeshme.Ndërkohë që depozitat kanë arritur në nivelin e 1 trilionë lekëve dhe mesa duket në këtë drejtim nuk ndikuar de-euroizimi.

Nisma për de-euroizmin, e cila synon të shmang përdorimin e euros në vend, duket se ka dhënë efektet e para në nivelin e kredititimit në këtë valutë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në krahasim me një vit më parë kredia në euro thuajse është përgjysmuar.

Gjatë korrikut të këtij viti bankat e nivelit të dytë kanë dhënë vetëm 68 mln euro kredi nga 108 mln euro që ishte një vit më parë ose 40 mln më pak.

De-euroizimi është një masë me anë të së cilës Banka e Shqipërisë kërkon që të mbrojë konsumatorët nga humbjet për shkak të ndryshimit të intereseave, por edhe të forcojë efektin e politikës së saj monetare kundrejt kreditimit në lekë.

Por edhe pse ka pasur një rënie të kredive në euro, në monedhën kombëtare lek nuk ka pasur rritje të nivelit të kreditimit.

Ndërkohë të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë ndër të tjera se depozitat kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit korrik duke kaluar nivelin e 1 trilionëve, duke u rritur me 2.5% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/de-euroizimi-ul-kredite-ne-euro

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended