RTV Ora - Biletat e falsifikuara, lirohen 6 nga 8 të arrestuarit

  • 5 years ago
#rtvora
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 nga 8 të arrestuarit për falsifikimin e biletave të urbanëve ne linjat e transportit të kryeqytetit. Vetëm punonjësit Lulzim Allaraj dhe Aldi Duka do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve, ndërsa në arrest shtëpie u lanë Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, Klodian Qato dhe Fatos Vrapi.

Detyrim paraqitje u lanë Erisa Vora dhe Albana Vrapi. Vendimi u dha nga gjyqtari Altin Abdiu ndërkohe që prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për 6 të arrestuarit dhe masë me te lehtë sigurie për dy të arrestuarat gra Erisa Vora dhe Albana Vrapi.

Gjatë seancës të arrestuarit kanë mohuar akuzat dhe kanë pretenduar se nuk kanë pasur dijeni për përdorimin e biletave false. Ibrahimi, të cilit iu gjetën 105 mijë bileta false në makinë, ka pretenduar se ato ishin të vjetra dhe kanë dalë nga përdorimi. Por prokuroria pretendoi se, kompanitë e transportit publik, fusnin në përdorim bileta false që të fitonin nga shitjet duke iu shmangur tatimeve dhe duke kryer evazion fiskal

Sipas prokurorisë Konstatimin e biletave false e ka bërë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dhe më pas agjentë të tatimeve gjatë kontrolleve kanë sekuestruar bileta që kanë rezultuar se nuk ishin të prodhuara nga kjo shtypshkronje duke bërë kallëzim në Polici.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/biletat-e-falsifikuara-te-arrestuarit-dali

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended