Report TV - Ja skema se si u vra Santiago Malko, autorët ishin të maskuar me kapuç të zi

  • 5 years ago
Grupi Hetimor dhe policia kanë bërë të mundur ngritjen e një skeme paraprake se si është zhvilluar i gjithë ekzekutimi që tronditi mbrëmë kryeqytetin. Viktima, Santiago Malko, është mbajtur nën vëzhgim nga autorët. Ai spao kishte dalë me makinën e tij tip BMW nga një lavazh në krahun tjetër të rrugës. Pikërisht në këtë moment autorët kanë nisur 'aksioni' për vrasjen e Malkos. Report Tv mëson se autorët kanë qenë të maskuar me kapuç të zi dhe kanë vepruar me dy makina. Fillimisht ka qenë një nga makinat e autorëve që i ka bllokuar rrugën ndërsa grupi tjetër që ishte pas me një furgon kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Santiago Malkos duke e lënë të vdekur në vend. Makina e Malkos ndoshta nga një tentativë për të shpëtuar, është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas më disa kazanë mbeturinash, ka vijuar ecjen derisa ka përfunduar në ambientet e një biznesi privat. Ndërkohë në vendin e ngjarjes duken qartë gjurmët që ka lënë automjeti i viktimës për rreth 50 metra. Pasi kanë kryer ekzekutimin autorët janë larguar me shpejtësi ndërsa pak minuta më vonë është gjetur në periferi të Tiranës një automjet tip benz i dyshuar si i autorëve me një kallashnikov brenda. Ndërsa furgoni nga ku është qëlluar Malko nuk është gjetur ende. Deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona.

Recommended