Mbrojtën evazionin fiskal dhe zhbllokuan biznese 'VIP', Braçe u shpall 'luftë' 3 gjyqtarëve
  • 5 years ago
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka deklaruar se ka dërguar para drejtësisë dosjet e tre gjyqtarëve të cilët sipas tij kanë dhënë vendime në kundërshtim me ligjin. Braçe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve të hetojnë me kujdes veprimtarinë e këtyre tre gjyqtarëve.

"I jam drejtuar me dosje të posaçme ministres së Drejtësisë KLGJ-së, autoriteteve të Vettingut, për tre gjyqtarë, një prej gjykatës administrative të Tiranës për një çështje që ka vendosur në kundërshtim me ligjin, një gjykatës së Vlorës që ka vendosur për tre çështje brenda një minute dhe jashtë kompetencës së tij vendore, dhe për një gjykatës të administratives Gjirokastër, ka zhbllokuar 7 ton produkte të bllokuara nga AKU të skuadra prej vitesh". ka thënë Braçe.

Shqiptarja.com mëson se gjykatësit për të cilën Braçe kërkoi të hetohej për vendimet e dhëna janë: Gentian Hamiti, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative në Tiranë, Elidon Papazisi është gjyqtari pranë Administratives së Gjirokastrës dhe Skënder Haluci gjykatës në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës.

Konkretisht gjyqtari Gentian Hamiti akuzohet nga Braçe për shkak të vendimit të dhënë prej tij për t'i hequr bllokimin kompleksit Taiëani në kryeqytet. Ky subjekt u bllokua në saj të operacioni anti-infomralitettë shtrirë në të gjithë vendin, për shkak se nuk kishin lëshuar kupon tatimor. Por pavarsisht kësaj Gjykatësi ka mbrojtur evazionin fiskal duke dalë në kundërshtim me ligjin. Me anë të vendimit për të lejuar aktivitetin e Taiwanit, gjykata i ka dalë zot interesit të paligjshëm të privatit dhe jo interesit publik të cënuar rëndë nga privati.
Recommended