RTV Ora - Digjet banesa në zemër të Lushnjes, rrugicat pengojnë zjarrfikësit

  • 5 years ago
#rtvora
Aksioni për shuarjen e flakëve në një banesë pranë shtëpisë Muze të Kongresit të Lushnjes nxorri në pah vështirësitë që hasin zjarrfikësit e Lushnjes për shkak të rrugëve të ngushta. Zjarrfikësit thonë se këtë problematikë e kanë në shumë zona të qytetit, çka i vonon në ndërhyrje.

Kjo makinë zjarrfikëse e kishte të vështirë të mbërrinte pranë një banese në flakë në zemër të Lushnjes.

Rrugicat e ngushta gati pamundësojnë lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse.

Drejtori thotë se këtë problematikë e hasin në shumë zona të qytetit.

Fatmir Bozi: Pjesa më e madhe e rrugëve janë vetëm rrugë këmbësorësh dhe pamundësojnë lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse. Për të ndërhyrë në një rast të tillë do të na duhet shumë mund, shumë njerëz që faktikisht ne nuk i kemi.

Banesa që u përfshi nga flakët këtë të martë ndodhet pranë Shtëpisë Muze të Kongresit të Lushnjes ndaj ngjarja kishte vënë në alarm zjarrfikësit.

Pavarësisht vështitësive, ata arritën ti vënë flakët nën kontroll në kohë dhe shmangën rrezikun e përhapjes.

Shtëpia ishte e pa banuar dhe dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë në rrjetin elektrik.

"Janë instalimet e vjetra."

Rrjeti elektrik që kalon mbi banesa në këtë zonë të Lushnjes është një shqetësim për të gjithë banorët e zonës, por thonë se pavarësisht rrezikut nuk kanë marrë zgjidhje.

"Ne do të digjemi si minj. Ku nuk kemi vajtur, kemi bërë ankesë, kush na përgjigjet ne?"

Parkimet e gabuara nga ana tjetër janë një tjetër shkak që vështirëson punën e zjarrfikësëve krahas rrugëve të ngushta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zjarr-ne-banesen-prane-shtepise-muze-te-kongresit-te-lushnjes

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended