Destinacioni më i preferuar i turistëve! 'Rexhina Group': Sazani, Shqipëria komuniste në një ishull
  • 5 years ago
Sazani për më shumë se gjysmë shekulli ishte një ishull enigmatik. Ishin italianët që e zbuluan dhe e përdorën si bazë ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë, deri sa sistemi komunist e rimori.

Ishulli që dikur për grekët dhe romakët antikë, njihej me emrin Saseno, ishte projektuar si një zonë për t?i bërë rezistencë edhe sulmeve nukleare. Por, tani tur operatorët e Vlorës e kanë kthyer në destinacionin më të preferuar dhe të vizituar të sezonit, dhe një pikë tërheqëse për turistët. Sot Sazani mund të vizitohet nga cilido që ka dëshirë. Aty gjenden veç gjurmët e së shkuarës, godina të vjetra e tejet të amortizuara të qytezës dedikuar ushtarakëve, një vend ku sheh arkitekturë të vjetër italiane dhe godina komuniste në një bashkëjetese interesante mes tyre ndër vite. Të harruara, tashmë në pritje të investimeve që mund t'i kthejnë historinë që mbartin. Në kodrat e ishullit gjenden rreth 3 600 bunkerë, disa prej të cilëve kanë krevate dhe karrige. Nëse viziton Sazanin, ke mundësinë të shohësh tunele dhe llogore nga koha kur ishte bazë ushtarake për t?i bërë ballë sulmeve nukleare nga Perëndimi.
Recommended