Report TV -Dy Benz at përplasen 'kokë më kokë' në Lushnje, vdesin shoferi dhe pasagjerja e tij

  • 5 years ago
LUSHNJE- Dy të vdekur, është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm , orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër.

Në këtë aksident janë përplasur dy makina "Benz" njëra me drejtues 29-vjeçarin E.Gj, banues në Pirrë, Lushnje, dhe makina tjetër që drejtohej nga I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë 64-vjeçari I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e pasagjeres që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërsa shoferi i mjetit tjetër E.Gj është shoqëruar në polici.

Recommended