RTV Ora - Qeni antidrogë zbulon 55.5 kg kanabis në portin e Durrësit, pranga shoferit të kamionit
  • 5 years ago
#rtvora
Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në portin e Durrësit. Uniformat blu kanë sekuestruar 55.5 kilogramë kanabis, ndërsa kanë vënë në pranga një shtetas dhe shpllur në kërkim një tjetër.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të kamionëve, në mjetin tip Scania, me drejtues shtetasin M.P., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 pako me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa me peshë 55.5 kilogramë e fshehur në vende të ndryshme".

Policia bëri arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Po në lidhje me këtë rast, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë shpallur në kërkim policor shtetasin R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qeni-antidroge-zbulon-555-kg-kanabis-ne-portin-e-durresit-pranga-shoferit-te-kamionit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended