Report TV - Kurs për licensimin e trajnerëve të MMA-së

  • 5 years ago
Federata Shqiptare e MMA pas aktivitete të shumta, sot me mbështetjen e drejtorit ekzekutiv të kursit të trajnerëve në botë, Andrej Moshanov, ka zhvilluar një kurs për licensimin e trajnerëve shqiptarë. Kursi ka konsistuar në ushtrime fizike, por përgatitje edhe në anën teorike. Pas ditës së parë në Shqipëri, Moshanov, është shprehur:

"Unë vij për herë të parë në Shqipëri. Jam shumë i sigurtë që kjo do të eci hap pas hapi dhe ne po e shikojmë ndryshim qoftë në stërvitje por edhe në entuziazmin e trajnerëve. Kjo do ti ndihmojë në të ardhmen pasi janë programe që janë të mirorganizuara, e të njohura nga federata ndërkombëtare."

Ndërkohë presidenti i fderatës shqiptare të MMA, Arjan Rizai, ka deklaruar:

"E falenderoj shumë zotin Adrej Moshanov për kontributin që po jep këtu. Jep një kontribut në të gjithë botën, madje është anëtarë I bordit të federatës ndërkombëtare. Nga presidenti e të gjithë dua ti falenderoj publikisht për mbështetjen e jashtëzakonshme që na kanë dhënë si sport dhe si federatë."

Recommended