Basha firmos kontratë me banorët e 'Astirit': Në shtator protesta popullore dhe dialog kombëtar
  • 5 years ago
TIRANE - Në prani të ish-deputetëve të partisë së tij dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, lideri demokrat Lulzim Basha, njëjtë siç bëri me artistët që janë kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit, firmosi këtë të premte një marrëveshje me banorët e zonës së "Astirit" të cilët prej muajsh protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe. Kontrata mbetet në kuadrin e premtimeve kur PD të vijë në pushtet. Nën 'kostumin' e kryeministrit të ardhshëm, Basha tha se kur opozita e bashkuar të vijë në pushtet, do të rishikojë projektin për ndërtimin e "Unazës së Re", duke thënë se aktuali është korruptiv.

Kryetari i Partisë Demokratike shkoi pranë banorëve të Astirit për të firmosur vetë marrëveshjen dhe tha se përmes saj do të garantohet që ata të dëmshpërblehen për banesat e tyre sipas vlerës së tregut.

?Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar? - thuhet në kontratën e firmosur nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së re dhe Lumit të Lanës në pjesën ku ai do të devijohet. Për ta konsideruar si pronë që dëmshpërblehet me çmimin e tregut, PD angazhohet në këtë kontratë që në momentin kur do të jetë shumicë qeverisëse, do t?i vlerësojë banesat e ndërtuara në zonën e Unazës së Re sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Recommended