RTV Ora - Dhunoi turistët spanjollë, arrestohet pronari i lokalit

  • 5 years ago
#rtvora

Dhunimi i një grupi turistësh spanjollë nga pronari i një lokali në Himarë është një nga ngjarjet e rënda të këtij sezoni ku jo vetëm u cënua jeta e turistëve që zgjedhin vendin tonë por edhe imazhin e Shqipërisë në sytë e të huajve.

Mihal Kokëdhima, pronar i një lokali në Porto Palermo të Himarës, fillimisht kanosi turistët spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë për turizmin shqiptar, sipas raportimeve ishte refuzimi që grupi i spanjollëve i bënë shërbimit të keq.

Pesë turistët dhe dy shoqëruesit shqiptarë u larguan nga lokali, por sipas policisë u ndoqën dhe u dhunuan nga pronari i lokalit që i kishte ndjekur më pas.

Nga incidenti më e dëmtuar mbeti një turiste pjesë e grupit.

Ata morën ndihmën e parë dhe më pas janë larguar nga Spitali, ndërsa kanë denoncuar dhe rrëfyer të gjithë ngjarjen në polici.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dhunoi-turistet-spanjolle-arrestohet-pronari-i-lokalit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended