Report TV - Kallash, pushkë , pistoletë e 308 fishekë, arrestohet 47-vjeçari në Pezë

  • 5 years ago
TIRANË- Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Pezë pasi është kapur me tre armë zjarri si dhe me 308 fishekë luftarakë. I arrestuari është D.H banues në Ballashenj të Pezës.

Konkretisht pas kontrollit në banesën e të arrestuarit është sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë me 8 fishekë. Po ashtu në afërsi të banesës së tij është gjetur një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Kapja e këtij personi erdhi nga denoncimet e qytetarëve . Ndërkohë ai do të përballet me akuzat për armë mbajtje pa leje.

Recommended