Report TV - Gjykata i heq shiritin Havanës së famshme! Braçe: Gjyqtari mori vendim tek pullë

  • 5 years ago
Gjykata del sërish kundër aksionit anti-informalitet. Pas Tajvanit, hapet në kundërshtim me ligjin edhe disko Havana në Dhërmi. Vendimi u mor dje nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, ndondëse ajo nuk ka kompetencë mbi çështjen. Ky subjekt u mbyll rreth një javë më parë në kuadër të aksionit anti-informalitet për shkak se nuk lëshonte kupon tatimor për klientët e saj.

Sipas ligjit nëse tatim paguesi vazhdon të mos lëshojë kupona tatimor duhet të bllokohet në afatet që parashikohen në nenet përkatëse, por duket se kjo nuk është marrë parasysh nga gjyqtari i cili ka vendosur të heqë shiritin bllokues nga ky subjekt VIP.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe zv.kryeministri, Erion Braçe i cili shprehet i skandalizuar përballë këtij vendimi. Braçe shprehet se vendimi është marrë nga një gjyqtar 'tek pullë' i cili ka zhvilluar seancën pa lajmëruar palë dhe as tatimet. Zv. kryeministri shprehet se e gjithë kjo lëvizje bëhet në kurriz të interesit publik duke dëmtuar edhe të ardhurat e buxhtetit të shtetit. Ai deklaron se do të depozitohet apelimi i vendimit, kallëzim penal pë kanosje ndaj inspektorëve tatimorë dhe dosja do të jetë gati për në komisionin e vettingut.

Recommended