Report TV - PD nxjerr dokumentet: Valdrin Pjetri u dënua në 2003 në Itali me burg për drogë

  • 5 years ago
TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën dhe është dëbuar. PD thotë se për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit, por në fakt sipas drejtësisë italiane kur dënimi është poshtë dy viteve dhe për herë të parë pezullohet.

Për PD-në, dëshmia e penalitetit që publikoi pak ditë më parë Pjetri nuk ka vlerë, pasi sipas selisë blu pas kalimit të 10 viteve nga dënimi ajo del e pastër. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së akuzon kryeministrin Rama se ishte në dijeni të dënimit dhe informacionin sipas tij e ka marrë në të njëjtat kanale diplomatike si selia blu, por e mori në mbrojtje kryebashkiakun e ri.

"PD publikon kartelën e dënimit në Itali për trafik droge të Valdrin Pjetrit. Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri është dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Valdrin Pjetri u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003. Ai u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003.Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali. Rama hesht dhe mbron Valdrin Pjetrin nga drejtësia. Edi Rama u njoftua nga partnerët ndërkombëtar për dënimin e Pjetrit. Valdrin Pjetrit i ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të ushtrojë funksion publik" deklaroi Bardhi.

Recommended