Uji në Tearcë ndalohet për pije, mund të përdoret vetëm për çështje teknike
  • 5 years ago
Uji në fshatin Tearcë të Komunës së Tetovës edhe më tej është i ndotur dhe nuk mund të përdoret për pije. Kështu flasin rezultatet nga Qendra e Shëndetit Publik të Tetovës, nga ku njoftojnë se të gjitha rekomandimet e mëparshme mbeten në fuqi. Ilia Iliovski nga kjo Qendër njofton për probleme në sistemin e klorifikimit të ujit dhe se ekziston edhe një ndotje e vogël bakteriale. Iliovski shpreson në zgjidhje të shpejtë të problemit.
Recommended